Politika pa votë “vret” votën e zgjedhësve

0%

Ngërçi, më shumë se politik, po e shfaq Kosovën si një shtet pa shtet…?! Po shfaqet një kufizim “me ligj” e “pa ligj” i sovranit, popullit të Kosovës, duke ia ndaluar votës së qytetarëve vendimin e saj pluralist për krijimin e institucioneve të pushtetit. Populli e ka zgjedhur për tri herë radhazi parlamentin e vet.

Parlamenti, me shumicë votash, ka zgjedhur kryesinë dhe organet drejtuese të parlamentit, ka zgjedhur qeverinë dhe përbërjen e saj, përsëri me votë… Por nuk e zgjedh presidentin, duke mos shkuar në sallë për votim (?!) dhe partitë nuk merren vesh, duke ngulur këmbë në të drejtën e tyre, që kundër vullnetit të shumicës së votuesve të mos zgjedhin presidentin me “mosvotim”.

Pra, “mosvotimi” i deputetëve është më i fortë dhe e rrëzon vullnetin e popullit sa herë që partitë, për interesa meskine, për lojë “të pistë” politike të çastit, i kundërvihen votës së popullit dhe tallen me popullin e Kosovës… (?!) Sa duhet të zgjasë kjo maskaradë e paskrupullt? Dhe mburrja e politikës është sa “e pafytyrë”, aq edhe qesharake…?!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa herë duhet të votojë Kosova që politika dhe njerëzit e saj të kuptojnë se ata zgjidhen nga populli për të bërë shtet dhe jo vetëm pushtet…? Në demokraci është e lehtë të bësh “kryeneçin” dhe “të fortin” për pushtetin, por në kuptimin e plotë të fjalës, trimëri politike është “fortësia” për të ulur “kryeneçësinë” boshe.

Është “trimëri” përulësia ndaj vullnetit të zgjedhësve, për të ndërtuar shtet dhe jo pushtet. Dhe nëse “kushtetuta” e mosnjohjes së zgjedhjeve të qytetarëve bëhet “pengesë”, atëherë është politika dhe njerëzit e politikëbërjes që duhet ta shporrin dhe t’i japin qytetarit lirinë e plotë të pushtetvotës demokratike.

Burimi: Bota Sot