Mbrohen në liri dy kirurgët e Spitalit të Vushtrrisë, të dyshuar për

0%

Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë, do të mbrohen në liri lidhur me rastin ku dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Kjo pasi Prokuroria e Mitrovicës nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak apo të ndonjë mase tjetër, duke vlerësuar se kanë pushuar kushtet për një kërkesë të tillë.

“Deri në këtë fazë të procedurës penale janë proceduar të gjithë dëshmitarët e nevojshëm lidhur me rastin, si dhe të pandehurit”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, ndaj Valdet Rexhepit po zhvillohen hetime në gjashtë raste, ndërsa ndaj Ekrem Sefiut në tri raste. Kirurgët nga Vushtrria nuk figurojnë për herë të parë në regjistrat e Prokurorisë.

Në vitin 2017, Valdet Rexhepi ishte dënuar për marrje ryshfeti me gjobë prej 400 eurosh dhe me gjashtë muaj burgim. Sipas Gjykatës, më pas dënimi me burgim ishte zëvendësuar me gjobë në shumën prej 2 mijë euro. Ndërkaq, Ekrem Sefiu kishte qenë nën masën e arrestit shtëpiak nga 10 janari 2023 deri më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Valon Preteni, Departamenti për Krime të Rënda kishte ngritur aktakuzë më ndaj Sefiut për veprën penale – marrja e ryshfetit. Arrestimi i dy kirurgëve ishte bërë më .

Burimi: Kallxo