SHBA dhe Irani vijojnë bisedimet, Leavitt: Teherani kërkon

0%

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë, pavarësisht tensioneve të larta dhe operacioneve ushtarake të ndërmarra nga Uashingtoni, ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Skynews, përcjell “Bota sot”. Gjatë një deklarate për mediat, Leavitt u pyet se në çfarë faze ndodhen negociatat mes dy vendeve.

Ajo tha se Irani vazhdon të komunikojë me SHBA-në dhe se Teherani kërkon një marrëveshje, pasi sipas saj po përballet me “goditje shkatërruese”. “Arsyeja e sulmeve të fundit është sepse Irani ka shkelur Memorandumin e Mirëkuptimit që kishim arritur me ta”, deklaroi Leavitt.

Ajo akuzoi Teheranin se ka sulmuar anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti amerikan mbetet i hapur për diplomaci.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Presidenti është gjithmonë i gatshëm për diplomaci” , u shpreh Leavitt, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave, pavarësisht përshkallëzimit të situatës në terren.

Burimi: Bota Sot