Shpërndaje në: Njësia Rajonale e Policisë në Veri në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, kanë njoftuar se është parandaluar tjetërsimi i 21 pronave.
Nga ky rast janë arrestuar tre persona Sipas njoftimit dyshohet se personat e përfshirë, përmes përdorimit të një dokumenti identifikues të falsifikuar kanë tentuar të sigurojnë përpilimin dhe vërtetimin e një autorizimi noterial mbi shitblerjen e 21 pronave në emër të një personi tjetër pa dijeninë e tij.
Dokumenti i falsifikuar përmbante të dhënat personale të pronarit të pronave, ndërsa fotografinë e një personi tjetër, i cili dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej para noterit me identitet të rremë dhe të nënshkruante autorizimin përkatës.
“Realizimi i veprimeve të dyshuara është parandaluar para përfundimit të aktit noterial, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit janë evidentuar mospërputhje në të dhënat identifikuese dhe është ngritur dyshimi lidhur me autenticitetin e dokumenteve të paraqitura para noterit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Ndaj tre të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Po ashtu, janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, automjet dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Edhe Kronikë 2 j. më parë Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë “Gjatë kontrollit të realizuar në pronën e njërit prej personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të shumta pronësore, dokumente të gjendjes civile, kopje të dokumenteve të identifikimit, kontrata dhe dokumentacion tjetër në emër të personave të ndryshëm.
Prejardhja, autenticiteti dhe qëllimi i përdorimit të këtyre dokumenteve do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme”, thuhet mes tjerash në njoftim. Zbulimi i këtij rasti është realizuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësinë Rajonale në Mitrovicë Veri.
