Disa shpërthime të fuqishme janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në qendër të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët. Sipas dëshmitarëve okularë, në zona të ndryshme të qytetit janë dëgjuar disa shpërthime të forta, ndërsa shumë persona kanë raportuar lëvizje të pazakonta në qiell.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimeve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk ka ende informacione zyrtare për viktima apo të lënduar, ndërsa mbetet e paqartë nëse incidenti ka shkaktuar dëme materiale. Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet kompetente kanë nisur verifikimet në terren për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa situata në Dubai po monitorohet nga afër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
