Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka refuzuar të japë një përgjigje nëse ky është edicioni i fundit i tij në Kupën e Botës. Ai tha se është shumë herët që të ketë një përgjigje për katër vjet më vonë, por merr frymëzim nga Leo Messi i cili po vazhdon të shkëlqejë me Argjentinën ndonëse në moshë të shtyrë.
“Është shumë herët që ta di se a është kjo Kupa e fundit e Botës për mua ”, ka thënë Kane. “Shih Messin. Në moshën 39-vjeçare po luan në nivelin më të lartë”.
Burimi:
Bota Sot
