Szoboszlai rinovon me Liverpoolin deri në vitin 2031

0%

Dominik Szoboszlai do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për shumë vite. Mesfushori hungarez ka arritur marrëveshje verbale me klubin për një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Anfield” deri në qershor të vitit 2031. Sipas raportimeve, kanë mbetur vetëm disa detaje finale për t’u sistemuar, përpara se lojtari të vendosë firmën dhe klubi ta bëjë zyrtare rinovimin.

Szoboszlai mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të ri të Liverpoolit nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola.

Burimi: Bota Sot