Shpërndaje në: Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone, ka pësuar lëndim të rëndë dhe e ka humbur Botërorin e këtij viti. Kone e theu këmbën pas ndërhyrjes shumë të ashpër nga Assim Madibo, në minutën e 57-të. Pati shumë tensione në fushë mes lojtarëve pas këtij rasti. Madibo u ndëshkua me karton të kuq, por kërkoi falje për ndërhyrjen e ashpër.
Te Katari me të kuq u ndëshkua edhe Homam Al Hamin në pjesën e parë. Kone u largua me barelë nga fusha pas intervenimit të stafit mjekësor. Atij iu dha edhe oksigjen. Është larguar nga fusha me vetëdije ndërsa i gjithë stadiumi e përshëndeti gjatë daljes. Kanadaja në fund fitoi 6:0. Shumë tensione pati edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Kanadaja e para dhe Zvicra e dyta në Grupin B kanë nga katër pikë. Bosnjë-Hercegovina e treta dhe Katari i fundit mbeten me nga një pikë.
