Protestat në Shqipëri kanë ushtrinë e madhe që lufton për kauzën më të madhe, për Triumfin e Kombit

0%

Prej 19 ditësh, rinia, qytetaria dhe kombi shqiptar protestojnë. Këto protesta kanë hyrë në histori, sepse e gjithë rinia dhe shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Çamëri e kudo, edhe në diasporë, po lëvizin si komb. Pra, janë protesta mbarëkombëtare.

Nuk ka forcë që i ndalon deri në realizimin e misionit historik, atë të Triumfit të Kombit mbi padrejtësinë, korrupsionin, tradhtinë dhe hajdutërinë, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor e kombëtar. Prej 19 ditësh, në Tiranë po zhvillohen protestat më të gjata, më të mëdha dhe mbarëshqiptare, që të kujtojnë Besëlidhjen e Madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Këto protesta kanë si kauzë kauzën e madhe të së vërtetës, të humanizmit e solidaritetit, kauzën historike, patriotike, si dhe atë morale e të dinjitetit kombëtar. Përditë e më shumë, pjesëmarrja dhe mbështetja mbarëshqiptare për këto protesta kombëtare vetëm sa rriten e shtohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk është parë ky mobilizim e vetëorganizim qytetar i kësaj ndjesie shpirtërore kombëtare për interesin mbarëkombëtar; një lëvizje kaq e madhe, ku rinia dhe qytetaria mbarëshqiptare po lëvizin si komb.

Këto protesta po sjellin zgjimin e madh kombëtar, pasi në to marrin pjesë dhe janë angazhuar të gjithë shqiptarët me gjak të pastër shqiptari, si një trupë e vetme dhe e shëndetshme kombëtare, nga të gjitha qytetet, krahinat dhe nga diaspora shqiptare.

Në Shqipëri, regjimi kriminal e antikombëtar i korrupsionit dhe i tradhtisë kishte helmuar, paralizuar dhe vënë në gjumë letargjik shoqërinë shqiptare, aq sa ishte krijuar psikoza se korrupsioni, krimi dhe tradhtia publike nga politika ishin bërë sunduese dhe të pasfidueshme.

ZËRI I PROTESTËS QË PO OSHËTIN NË KËTO PROTESTA ËSHTË ZËRI DHE VULLNETI I LIRË, SHPIRTI I SHQIPTARIZMIT, ZËRI I FITORES PËR DEMOKRACINË, PËR SHTETIN LIGJOR, PËR NDARJEN NGA E VJETRA POLITIKE PENGUESE, BLLOKUESE E E KORRUPTUAR, ZËRI PËR TRIUMFIN KOMBËTAR.

Burimi: Bota Sot