Shpërndaje në: Fehmije Gashi-Bytyqi , a vokatj a e familjes s ë Gjyljeta Ukell ë s e cila u vra nga bashk ë shorti i saj Edmond Lajçi, ka deklaruar se pritshmëritë kanë qenë që edhe Gjykata Supreme ta vulosë dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Lajçit.
Gjykata Supreme të enjten ka vendosur t’ia ulë dënimin Edmond Lajçit, nga burg i përjetshëm në 30 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes , Gjyljeta Ukella. Megjithatë avokatja ka deklaruar se posa ta pranoj aktgjykimin do të shohë mundësitë që ta kontestoj këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. “Kontestimi i vendimit të Gjykatës Supreme ka rrugë tjetër ligjore, është Gjykata Kushtetuese.
Në këtë rast unë vetëm e njoftova vëllaun e Gjylejtës që është ndërruar vendimi dhe ka kaluar në 30 vjet. Ata mbetën të shokuar. Ne e kuptuam vetëm përmes komunikatës së Gjykatës Supreme dhe ende si përfaqësuese e së ndjerës nuk e kam aktgjykimin në duar”, ka thënë avokatja Gashi-Bytyqi.
Avokatja shtoi se ka mundësi që në ndryshim të vendimit ndaj Lajçit të ketë ndikuar pranimi i fajësisë nga ana e tij. “Edmond Lajçi e ka pranuar që nga fillimi fajësinë. Instituti i pranimit të fajësisë e konsideron pakëz më favorite kur i pandehuri e pranon fajësinë për një vepër.
Kur të marrë aktgjykimin do e lexoj por po prejudikoj që kjo ia ka ndihmuar atij të kalojë në 30 vjet nga burgimi i përjetshëm. Rrethanë mjaft e rëndë është që të bëhet me përgatitje, ta dëshirojë si pasojë vdekjen në këtë rast të Gjyljetës, t’i lërë dy fëmijë pa nënë e edhe babë meqenëse ai është në burg. Nuk ka rrethanë më të rëndë”, është shprehur Gashi-Bytyqi.
Sipas njoftimit, Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.
Edhe Arbëri 2 muaj më parë Shpallja e aktgjykimit për rastin “Banjska” më 24 prill, të akuzuarit mohojnë akuzat Sipas vlerësimit një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.
Edmond Lajçi akuzohet se më ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë. Në aktakuzë thuhet se më , rreth orës , në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gjyljeta Ukellën.
