Vitin e kaluar Tommy elektrizoi skenën në Bërnicë përkrah Peggy Gou, ku sipas njoftimeve të fundit ai pritet ta bëj të njëjtën gjë këtë vit në skenën C4. I njohur për muzikën e tij dinamike dhe aftësinë për të sjell në pah talentët e rinj, ai pa problem ndërthurë zhanret e ndryshme por i qëndron besnik tingujve të tij elektronik.
DJ-i dhe producenti nga Londra ishte shprehur më herët se performanca në Sunny Hill Festival ishte ndër momentet më të veçanta të karrierës së tij. Ai kishte thëne se e tërë ngjarja ishte një kaos; prej nga rreziku për ta humbur fluturimin, arritja në minutën e fundit, e më pas ngjitja në skenë për të performuar para mbi 15,000 njerëzve.
Për të kjo ishte një përvojë e çmendur nga fillimi deri në fund. Janë pikërisht këto përvoja plot adrenalinë që ushqejnë pasionin e tij për performancat live, aty ku lidhja mes artistit dhe publikut arrin kulmin e energjisë dhe emocionit. Fansat e tij presin me padurim rikthimin e tij në skenën kosovare me 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
