Shpërndaje në: Një person është arrestuar në rajonin e Prizrenit të enjten në një aksion të autoriteteve të Kosovës e të hetuar në bashkëpunim me autoritetet amerikane. Sipas njoftimit nga Policia dhe Prokuroria Speciale, i arrestuari dyshohet se ka keqpërdorur kartela bankare dhe personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, dhe i ka vënë në dispozicion në platforma online.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Në komunikatë është theksuar se rasti po hetohet dhe se veprimet e ardhshme do të merren në bashkërendim me autoritetet e SHBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.
