Giuliano Simeone flet për Messin

0%

Shpërndaje në: Argjentina është një fitore larg për ta fituar për herë të dytë rresht Kupën e Botës. Por, për ta arritur një gjë të tillë, i duhet ta mposht Spanjën në finale të dielën. Argjentina e frymëzuar nga kapiteni Lionel Messi beson se mund ta arrijë qëllimin. Për Messin mund të jetë Botërori i fundit.

“Sinqerisht, kjo më prek thellë”, ka thënë futbollisti i Argjentinës, Giuliano Simeone, për “The Touchline” të enjten. “Messi është 39-vjeçar dhe ka arritur gjithçka që çdo lojtar mund të ëndërrojë. Ai është me të vërtetë më i miri në botë, më i miri i të gjitha kohërave dhe vazhdon ta vërtetojë këtë”.

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Messi ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në këtë Kupë Bote.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha