Rodri: Jam këtu për të fituar Kupën e Botës

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Spanjës, Rodri, ka folur për gazetën spanjolle “Marca” para ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij. Spanja do të përballet me Argjentinën në finale të Botërorit. Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, thotë se Spanja ka ekip për ta mposhtur Argjentinën. Por ai pranon se përballja me Argjentinën do të jetë e vështirë. “Jam këtu për të fituar Kupën e Botës.

Nëse dikush mendon se do ta fitojmë Kupën e Botës pa vuajtur, është gabim,” paralajmëroi Rodri. “Erdhëm këtu hap pas hapi dhe ka mbetur edhe një hap i fundit”. Spanja arriti në finale pas fitores 2:0 kundër Francës në gjysmëfinale të martën. Spanja për herë të fundit e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2010.

Burimi: Koha