Romero ‘thumbon’ Nevillen

0%

Mbrojtësi i Argjentinës, Cristian Romero, i është kundërpërgjigjur Gary Neville-it, duke i përdorur komentet e ish-lojtarit të kombëtares angleze si motivim shtesë në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Romero tha se shpreson të mos jetë “aq budalla sa ai” kur të tërhiqet nga futbolli, raporton “The Mirror”.

Shkaku i reagimit të Romeros ishte deklarata e Neville-it para ndeshjes, në të cilën ai e quajti dyshen argjentinase të qendrës së mbrojtjes, të përbërë nga Romero dhe Lisandro Martinez, si “dyshja më e mirë prej mbrojtjeve më të këqija”. Ish-lojtari i Manchester United parashikoi gjithashtu se Anglia do të shënonte të paktën dy gola.

“Nuk e kuptoj se si nuk do të shënojmë të paktën dy gola kundër tyre. Duket sikur Cristian Romero dhe Lisandro Martinez ‘fshehin’ një gol të pësuar në çdo ndeshje. Dhe pastaj i shikon sërish dhe papritur ata po shkëlqejnë, po fitojnë çdo ndeshje dhe janë kudo në fushë ,” tha Neville. “Diçka u ndodh atyre kur veshin atë fanellë. Është e pabesueshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë i quaj dyshja më e mirë-më e keqe e mbrojtjes në botë, sepse ndonjëherë janë absolutisht të jashtëzakonshëm, ndërsa në momentin tjetër kalojnë nga shkëlqimi në dëshpërim,” shtoi ai. Pas ndeshjes, në të cilën mbrojtja argjentinase neutralizoi sulmin e Anglisë, Romero i dërgoi një mesazh të qartë Neville-it. “Shpresoj që kur të tërhiqem, të mos jem aq budalla sa ai.

Nuk do t’i kritikoj lojtarë t”, tha qendërmbrojtësi i Tottenhamit.

Burimi: Bota Sot