Serbia magjepset edhe sot për terrorizmin e vet, gjenocidin dhe

0%

Fatkeqësisht edhe sot adhurohet personaliteti i terroristit, A. B. Breivik, nga ekstremistët e krahut të djathtë nëpër Evropë dhe Skandinavi!

Ai ua mori jetën 77 personave, në 22 korrikun e vitit 2011! -Edhe Brenton Tarrant, i cili vrau 51 persona në sulmin terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, në vitin 2019, është gjithashtu i lavdëruar nga të njëjtat qarqe të errëta nëpër internet! -Ndërsa shteti i Serbisë magjepset edhe sot nga terrorizmi i vet, gjenocidi dhe ç’farosja e shqiptarëve….) Po sikur një shqiptarë të shprehej me të njëjtën gojë të gjenocidit, unë besoj se kjo do të ishte marrë vesh edhe në Kombe të Bashkuara, ndërsa Shqipëria e Edi Ramës heshtë dhe nuk bën zë si përherë!

Çfarë sinjali i bombës me zile, duhet të ishte “ky mord i pa arritshëm ” ndaj nesh, për BE dhe Perëndimin? Po, për të gjithë “këta idiotët tanë me këtë politikë ditore” për shtetin dhe kombin, të cilët pengojnë bashkimin, zhvillimin e shtetit dhe përparimin e shqiptarisë? A janë të vetëdijshëm për prezencën e kësaj qerdhje të ekstremit më të djathtë në politikën e shtetit të Serbisë?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pse lejohen koketimet e Serbisë me politikën e demokracisë evropiane, kinse për të hy edhe këta në BE? A janë të vetëdijshëm për veprimet e këtyre këmishzinjëve të dëshmuar në praktikë, por edhe në teori në elaboratin e terroristit të njohur norvegjez, A.

Breivik? (….Terroristi në fjalë i portretizon serbët në një dritë të fort dhe simpatike si kryqtarë të devotshëm, të cilët u përpoqën të dëbonin “Islamin dhe të mbronin Europën nga zgjerimi mysliman”! Pra boshnjakët musliman dhe shqiptarët e Kosovës përmenden në tekst si një armik agresiv i “xhihadit”, duke e mbështetë një vijën të ashpër të Serbisë, ndaj Kosovës dhe Bosnjës…)!

Politika e Serbisë publikisht kundërshonë edhe sot gjenocidin e forcave serbe në Bosnjë, për 7,475–8,000 boshnjakë të ekzekutuar nga 11 deri më ! -Organizatat e të drejtave të njeriut si Human Rights Watch dhe Qendra për të Drejtën Humanitare kanë dokumentuar se rreth 8,600 civilë shqiptarë u vranë, ndërsa me mijëra u zhdukën gjatë luftës në Kosovë!

Kurse në një studim të botuar në revistën mjekësore The Lancet, vlerësohet se, mbi 12,000 shqiptarë vdiqën si pasojë e luftës dhe traumës gjatë asaj periudhe! Pra, për të ngjitha këto vrasje makabre dhe dhunime të nënave dhe motrave tona, nuk ndjehet fajtorë shteti i Serbisë, por vajtojnë hapatazi, pse nuk arritën të n’a vrasin që të gjithëve!

Serbia nderohen kryekriminelët e vet, të cilët vranë dhe zhdukën shqiptarë të pa fajshëm në këtë luftën e fundit, por edhe ata që n’a vranë dhe shpërngulën ndër shekuj! E urrejnë edhe “mos suksesin e plotë” të Milosheviqit, pse ai nuk arriti qëllimin e dëshiruar për botën serbe!

Kur kriminelët e Serbisë fitojnë statusin e një “figure të shenjët” nga qarqet e shtetit, dhe u duartrokitet ekstremistëve të krahut më të djathtë nëpër botë, çfarë dëshmie tjetër i duhet politikës demokratike të BE-s dhe Perëndimit që të regojnë pak më fuqishëm ndaj të gjitha këto fakte raciste në politikën e Serbisë?

Pra, duket sikur politika e Serbisë është nën hije për BE, përderisa këtyre nuk u bëri përshtypje fare djallëzia e lindur ndër shekuj për veprimet më ekstreme të një racizmi të kulluar në Europë!

Në Serbi, ende janë të preokupuar të kujtojnë me pietet, “shenjtorët e tyre vrasës” të shqiptarëve dhe boshnjakëve, por edhe nuk ngurrojnë fare të’i rendisin si “shenjtorët më të mëdhenj të kombit serb”!

Prandaj, që nga koha kur Serbia fitoi autonominë e brendshme në vitin 1830 dhe njohje të plotë ndërkombëtare si shtet i pavarur në vitin 1878, Rusia, Serbia dhe Greqia kanë kultivua aftësinë e njëri-tjetrit për të përbashtën e koordinimit të një racizmi fetar dhe politik ndaj shqiptarëve dhe viseve të Shqiptarisë!

Burimi: Bota Sot