Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë

0%

Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut, paraditen e së enjtes, më . Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. “Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘Hetim mbi vdekjen’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”- theksoi Zahiti.

Burimi: Kallxo