Pas reagimeve të forta, ministrja serbe kërkon falje për deklaratën

0%

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut, pas polemikave të shkaktuara nga deklarata e saj lidhur me Kosovën.

Paunoviq tha se deklarata e saj ishte interpretuar jashtë kontekstit, duke pretenduar se nga intervista ishte shkëputur vetëm një pjesë e shkurtër, e cila, sipas saj, u përdor për ta politizuar çështjen. Ajo theksoi se fjalët e saj nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të institucioneve serbe, por ishin pjesë e një rrëfimi personal, duke shtuar se i vjen keq për situatën e krijuar.

Ministrja falënderoi Partinë Socialiste të Serbisë për mbështetjen e dhënë pas reagimeve, ndërsa akuzoi opozitën dhe disa media në Serbi se e shfrytëzuan deklaratën për përfitime politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke komentuar edhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur “non grata”, Paunoviq tha se ndalimi i hyrjes në Kosovë ndaj saj ka qenë në fuqi prej disa vitesh, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com