Ndalohen dy persona në Gostivar, në automjetin e tyre u gjet drogë

0%

Dy persona janë privuar nga liria të mërkurën në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia gjeti një qese me lëndë pluhurore të bardhë. Sipas njoftimit të MPB-së, më , rreth orës , nëpunësit policorë të SPB Gostivar i privuan nga liria J.S. (38) dhe J.Sh. (43), të dy nga fshati Semenishtë, komuna e Sarajit.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin dy personat, është gjetur një qese me lëndë pluhurore të bardhë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: Telegrafi