Peja mëson kundërshtarin për garat evropiane

0%

Klubi i basketbollit Peja e ka të njohur kundërshtarin për garat evropiane. Pejanët do të përballen me Dinamon e Bukureshtit. Verdhezinjtë synojnë paraqitje sa më të mirë dhe të kualifikohen më tej. “KB Peja do të luaj me skuadrën rumune, Dinamo Bukuresht në kuadër të kualifikueseve për FIBA Europe Cup. Ndeshjet zhvillohen në datat 23 shtator dhe 30 shtator, me sistemin vajtje-ardhje.

Kosh diferenca totale e dy takimeve, vendos skuadrën që do kualifikohet në fazën e grupeve” , ka njoftuar KB Peja.

Burimi: Bota Sot