Lieneker dhe Ronney kritikojnë Tuchelin

0%

Shpërndaje në: Legjendat e Anglisë, Gary Lineker dhe Wayne Rooney, kanë kritikuar ashpër përzgjedhësin, Thomas Tuchel, pas eliminimit të “Tre Luanëve” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nga Argjentina. “Ne shënuam një gol, pastaj u kthyem në mbrojtje. Taktikisht ishte e habitshme. Për të qenë plotësisht i sinqertë.

Ishte një veprim negativ nga ana e Tuchelit”, tha Lieneker për “The Rest is Football”. Nuk mungoi edhe reagimi i legjendës tjetër të Anglisë, Rooney. Legjenda e Manchester Unitedit tha se vendimet e Tuchelit i kushtuan Anglisë me eliminim. “Vendimet që ka marrë Thomas Tuchel, duhet të jemi të sinqertë, na kanë kushtuar me eliminim”, tha Rooney.

Burimi: Koha