Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një takim të brendshëm në selinë e partisë, në mes të zhvillimeve të fundit që lidhen me nismën për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Në mbledhje janë parë duke hyrë disa prej zyrtarëve të lartë të partisë, përfshirë Xhafer Tahirin dhe Sokol Halitin, ndërsa para mediave është deklaruar edhe Shkëmb Manaj.
Ai ka bërë të ditur se aktualisht po zhvillohet një takim i brendshëm i strukturave të LDK-së dhe se vendimi për thirrjen e Kuvendit do të merret vetëm pasi të përfundojë procesi i verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve. Sipas Manajt, procedura do të trajtohet me prioritet, duke pasur parasysh situatën politike në vend dhe procesin e formimit të institucioneve të reja.
Nisma për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë të ndjeshme për LDK-në, ndërsa pritet që pas përfundimit të verifikimeve partia të dalë me një vendim zyrtar për hapat e mëtejshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
