Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Ai tha se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë. “Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë.

Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje. Sot pata takim me mërgimtarët”, tha Quni. I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ai nuk dha detaje. “E shprehi në strukturat e LDK-së” , tha Quni.

Burimi: Bota Sot