Padel Zone dhe La Tarté organizojnë “Padel & Brunch”, një ditë

0%

Më 18 korrik, nga ora deri në , , në bashkëpunim me La Tarté, po organizon ngjarjen “Padel & Brunch”, një aktivitet i dedikuar promovimit të sportit të padelit dhe një stili aktiv e të shëndetshëm të jetesës. Ky organizim synon t’u ofrojë qytetarëve një mundësi për ta provuar padelin, sportin që po njeh rritjen më të shpejtë në botë, në një atmosferë relaksuese dhe sociale.

Gjatë eventit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të luajnë padel, të shijojnë brunch-in dhe pije freskuese pa pagesë. Një nga momentet më të veçanta të këtij aktiviteti do të jetë prezantimi i José Melendez, trajnerit spanjoll që së fundmi i është bashkuar ekipit të trajnerëve të Padel Zone Prishtina.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me trajnerin, të bisedojnë me të dhe të marrin këshilla profesionale për hapat e parë ose zhvillimin e mëtejshëm në padel. Me këtë aktivitet, vazhdon misionin e saj për ta bërë padelin sa më të qasshëm për të gjitha grupmoshat, duke krijuar aktivitete që kombinojnë sportin, argëtimin dhe socializimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatorët ftojnë familjet, grupet e miqve, kolegët dhe të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen këtij eventi dhe të kalojnë një paradite të mbushur me sport, shije të mira dhe atmosferë pozitive. Loja e padelit, brunch dhe pijet freskuese do të ofrohen falas për të gjithë pjesëmarrësit gjate or ë s deri .

Burimi: Telegrafi