Lionel Messi edhe një herë demonstroi madhështinë dhe lidershipin e tij absolut te kombëtarja e Argjentinës pas kualifikimit në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Argjentina mori një fitore të madhe me rikthim 2-1 në gjysmëfinale ndaj Anglisë, ku akteri kryesor përsëri ishte Messi me dy asistimet e tij për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.
Megjithatë, pas ndeshjes, Messi tregoi edhe njëherë madhështinë e tij pas ndeshjes. Faleminderit që na dhe edhe një vallëzim të fundit, Leo Messi Ai u kërkoi tifozëve argjentinas të ndalonin së brohorituri emrin e tij dhe të këndonin për të gjithë skuadrën mes festimeve euforike pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Botës 2026.
Ndërsa tribunat e stadiumit dridheshin në unison me këngën klasike “Messi, Messi”, kapiteni i Albicelestes iu përgjigj menjëherë me gjeste drejt turmës, duke kërkuar që njohja të ishte për të gjithë grupin e lojtarëve. Gjesti i numrit 10 u vlerësua nga tifozët si një shembull i përsosur i rolit të tij si udhëheqësi shpirtëror i ekipit.
Argjentina do të luajë kundër Spanjës në finalen e Kupës së Botës të dielën, më 19 korrik nga ora në MetLife Stadium.
