Plagosja në Miradi të Epërme, Policia ende në vendngjarje

0%

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Media mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.

Edhe gjatë ditës së sotme automjetet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Miradi e Epërme. I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.

Burimi: Bota Sot