Një grua rreth 45 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Liqenin e Thatë, në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë u njoftuan se një shtetase dyshohej se ishte vetëhedhur në ujë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet.
Rreth orës , ata gjetën në ujërat e liqenit trupin e pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
