Ambasada e Britanisë pas emërimit të Gashit: Presim sistem

0%

Shpërndaje në: Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur emërimin e Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm pas një periudhe disavjeçare pa një të emëruar në këtë funksion.

Përmes një reagimi, Ambasada i ka uruar sukses Gashit në ushtrimin e detyrës së tij, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sistemit prokurorial në Kosovë. “E mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.

I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambasada britanike theksoi se pret që sistemi prokurorial të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë efektive dhe efikase, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të mirë të të gjithë qytetarëve. Zejnullah Gashi të mërkurën ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të Shtetit.

Për pozitën më të lartë në Sistemin Prokurorial, ai u dekretua të martën nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se, para marrjes së vendimit për dekretim, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm i propozimit dhe dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial, përfshirë edhe të institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të shtetit pas më shumë se katër vjetësh prej që kjo pozitë është drejtuar nga ushtrues detyre. Edhe Arbëri 6 muaj më parë Lufta për pushtet në KPK Vendimi për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më .

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, paraqiti padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi të pezullohet, por Gjykata Administrative e refuzoi atë. Vendimin e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn për kryeprokuror të shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i kryeprokurorit të shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

Burimi: Koha