Shpërndaje në: Irani ka paralajmëruar të enjten se Ngushtica e Hormuzit është një “vijë e kuqe” e paprekshme, duke paralajmëruar se nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zbatonte kërcënimin e tij për të sulmuar infrastrukturën e Iranit, Teherani do të godiste të gjithë infrastrukturën në të gjithë rajonin e Gjirit.
SHBA-ja ka kryer sulme edhe në natën e pestë dhe ka rivendosur bllokadën detare të porteve të Iranit, me të cilën Uashingtoni thotë se synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e mbyllur nga Irani të shtunën e kaluar pasi armëpushimi i brishtë u prish.
Pas sulmeve të së mërkurës mbrëma, negociatori kryesor i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, përmes një deklarate ka theksuar se Irani është në një luftë thelbësore dhe ekzistenciale me Amerikën.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Gjenerali i Brigadës, Mohammad Akraminia, ka thënë të enjten se Ngushtica e Hormuzit, e cila transportonte rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para luftës, ishte një “vijë e kuqe” për Iranin, mbi të cilën ai mban kontroll të fortë.
“Amerikanët menduan se duke sulmuar disa nga bazat tona në brigjet jugore të vendit, ata mund të merrnin kontrollin e kësaj ngushtice strategjike”, ka thënë Akraminia. “Megjithatë, Republika Islamike e Iranit ka aftësinë të ushtrojë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit nga çdo pikë e territorit të saj, dhe kjo çështje nuk varet kurrë nga brigjet dhe ishujt”, ka shtuar ai.
Edhe Botë 2 muaj më parë Evropa shpejt mund të përballet me anulime fluturimesh nga mungesa e karburantit Tre zyrtarë amerikanë i kanë thënë Reuters se sulmet amerikane që synojnë hapjen me forcë të ngushticës, po synojnë gjithashtu kapacitetet ushtarake iraniane që SHBA-ja do të donte t’i shkatërronte përpara se të kryenin operacione më komplekse.
E zëdhënësi ushtarak i Iranit ka thënë se e vetmja mënyrë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit ishte që SHBA-ja të përmbushte memorandumin e mirëkuptimit prej 14 pikash që të dy palët nënshkruan në qershor, dhe zbatimin e “rregulloreve iraniane” në lidhje me trafikun e anijeve në ngushticë.
