I akuzuari për vrasjen në Dragodan: Kam pasë shantazhe e kërcënime

0%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Mustafë Mustafa ka deklaruar se gjatë gjithë kohës ka qenë nën kërcënim, shantazh dhe presion psikik nga ana e viktimës R.T.. “Prej asaj kohe kam pasur shantazhe dhe kërcënime nga R.T.”, tha Mustafa.

I pyetur nga avokatja e tij, Erina Berisha, i akuzuari Mustafa ka deklaruar se me të ndjerin R.T. ka filluar të njihej qysh prej vitit 2016 dhe se, në të njëjtin vit, ka huazuar një shumë prej 5 mijë euro nga R.T., ndërsa për shumën e njëjtë nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje për kthimin e tyre.

Pas një kohe, i ka sjellë edhe një veturë, e ku ka vazhduar të sjellë edhe një veturë tjetër pa pëlqimin e tij. Ai ka deklaruar se më pas R.T. ia ka paraqitur një dokument dhe aty e ka kuptuar se i janë llogaritur në formë të fajdesë, ku në dokument është paraqitur shuma prej 51 mijë e 500 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I akuzuari tutje tha se në dokument është paraqitur se ai ka marrë një shumë prej 900 eurosh për 18 muaj, duke ia llogaritur në formë të kamatës dhe se nuk ka qenë në dijeni për të njëjtën.

Po në të njëjtin dokument thuhet se ka pasur edhe shuma të tjera, për të cilat nuk ka qenë në dijeni, si për blerjen e quranëve dhe bikave, e kështu duke tentuar ta përmbushte shumën e paraqitur në dokument, e duke tentuar që shumën e njëjta ta kompensonte me dy banesa, gjithnjë sipas Mustafës.

Sipas tij, ai ishte munduar që të largohej nga më e keqja dhe ishte munduar që të bënte zgjidhje, por pretendon se i ndjeri R.T. ka vazhduar gjatë gjithë kohës me shantazhe dhe vëzhgime. Paraprakisht, edhe i akuzuari Avni Mustafa ka deklaruar se qëndron pas deklarimeve të dhëna në Prokurori të datës lidhur me ngjarjet e datës .

Në seancë u bë i ditur edhe konstatimi i Agjencisë së Forenzikës së Kosovës mbi grimcat e barutit, nga i cili rezulton se plumbi është shkrepur nga një distancë që nuk i kalonte një metër deri te caku i goditjes.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor u administruan edhe provat materiale të propozuara nga palët në procedurë, përkatësisht nga prokurorja e rastit Fatmire Cacaj, mbrojtësi i të akuzuarit Avni Mustafa, avokati Besnik Berisha, si dhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Jetlira Avdiaj.

Ky rast është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Gent Beka (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët, Medije Bytyqi dhe Agim Kuqi. Ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurorja Fatmire Cacaj. Çfarë thotë dosja e prokurorisë?

Sipas dosjes së prokurorisë, i akuzuari Avni Mustafa më datë rreth orës në afërsi të hotelit “Adria” i cili gjendet, në Prishtinë, i pandehuri për shkak të një konflikti pronësor e që dyshohet të jetë për fajde, ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. Tahiri, në atë mënyrë që së bashku me vëllain e tij, tani të pandehurin, Mustafë Mustafa, takohen me tani të ndjerin R.

Tahiri dhe në bisedë e sipër fillojnë që të fjalosen në mes veti, nisen që të dalin nga hoteli dhe në dalje të hotelit i akuzuari Avni largohet dy-tre hapa majtas nga tani i ndjeri R. Tahiri. Sipas aktakuzës, Avni Mustafa nxjerr nga çanta e dorës revolen, të cilën ja drejton tani të ndjerit R.

T.ahiri i cili me qëllim të vetëmbrojtjes nxjerrë thikën, fillon ta godasë fillimisht të pandehurin Mustafë Mustafa dhe atë njëherë në gishtin 2 dhe një herë në gishtin e 5 të dorës së djathtë, dhe një herë në regjionin e majtë të shpinës, e më pastaj e godet shumë herë edhe të pandehurin Avni, në pjesë të ndryshme të trupit.

Tutje sipas aktakuzës, duke u rrahur dalin jashtë hotelit dhe në anën e majtë të daljes, në rrahje e sipër, nga afërsia, i akuzuari Avni shtënë një herë me revole në drejtim të ndjerit dhe predha e godet të njëjtin në regjionin e gjoksit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, më këtë sipas prokurorisë ka kryer veprën penale “Vrasja”.

Po ashtu sipas aktakuzës nga koha e pa përcaktuar e deri me datë , pa autorizim kishte poseduar revolen e tipit “Zastava”, me të cilën e kishte kryer veprën penale “Vrasja”. Me këtë sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjithnjë sipas aktakuzës i akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesëmarrje në rrahje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i pandehuri Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që me qëllim të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e tipit “Zastava” me të cilën akuzohet kishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij, e të cilën pas kërkesës së policisë, e kishte dorëzuar në Polici.

Burimi: Kallxo