Nacionalizohet “British Steel” në përpjekjen e Britanisë për

0%

Mbretëria e Bashkuar ka nacionalizuar “British Steel”-in në përpjekje për mbrojtjen e së ardhmes së prodhimit të çelikut në vend, ka bërë të ditur qeveria britanike të enjten (), duke kryer procesin e marrjes së pronësisë së asaj që ishte kompani në pronësi kineze, raporton Reuters .

Qeveria ka thënë se kthimi i pronësisë së “British Steelit” ka qenë i nevojshëm për mbrojtjen e interesit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. “’British Steel’ është pjesë e strukturës së kombit tonë dhe gur themeltar i forcës industriale të Britanisë.

Vendimi i sotëm siguron të ardhmen e prodhimit të çelikut në Mbretërinë e Bashkuar, mbron vendet e punës të kualifikuara dhe mbron një kapacitet jetësor kombëtar”, ka deklaruar kryeministri në largim, Keir Starmer.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria mori kontrollin operacional të “British Steel” nga pronari kinez, Jingye, në prill 2025 për të ndaluar mbylljen e uzinës së çelikut në Scunthorpe në Anglinë veriore dhe për të mbrojtur 2.700 vende pune në uzinë dhe mijëra të tjera në zinxhirin e furnizimit.

Fabrika, vendi i fundit kryesor i mbetur i prodhimit të çelikut në vend, furnizon industrinë hekurudhore, të ndërtimit dhe të automobilave, por viteve të fundit ka luftuar kostot e larta të energjisë në Britani dhe tepricën e çelikut në tregun global.

Në majin e sivjetmë, pasi shteti dështoi të gjente një blerës për kompaninë që u privatizua në kohën e kryeministres Margaret Thatcher më1988, Starmer ka thënë se qeveria e tij do të hartonte legjislacion për ta mundësuar kthimin e pronësisë.

Qeveria ka krijuar një ekip të ri udhëheqës i cili do të përqendrohet në stabilizimin e operacioneve, menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë, ruajtjen e prodhimit dhe bashkëpunimin me menaxhmentin, sindikatat dhe stafin për ta bërë “British Steelin” ndërmarrje të qëndrueshme komercialisht dhe me shkallë të ulët të ndotjes së karbonit, ka njoftuar ekzekutivi.

“’British Steel’ tani i përket popullit britanik dhe fokusi ynë është në të ardhmen”, ka deklaruar sekretari shtetëror për Biznesin dhe Tregtinë, Peter Kyle. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo