Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori Daniel Radcliffe, i njohur për rolin e Harry Potter, i është bashkuar kastit të zërave të filmit të animuar “Steps” në Netflix, ku do të interpretojë një princ krejt ndryshe nga ai i përrallave klasike.
Fotografi nga Netflix Animation Studios Filmi sjell një version të ri të historisë së Hirushes, duke i vendosur në qendër “motrat” e saj nga njerka, të cilat këtë herë shfaqen si heroinat e historisë, ka shkruar Variety.
Në kast marrin pjesë edhe aktorja Amanda Seyfried si Hirushja, Ali Wong në rolin e Lilith, Stephanie Hsu si Margot, Peter Dinklage, Young Mazino dhe Bette Midler si Zana Magjike. Historia ndjek Lilithin, e cila akuzohet se ka prishur Ballon Mbretërore pasi një shkop magjik vidhet dhe, pa dashje, e shndërron motrën e saj në bretkosë.
Për të shpëtuar mbretërinë, ajo nis një aventurë së bashku me Hirushen dhe një aleat të pazakontë. Regjisori John Ripa e ka vlerësuar interpretimin e Radcliffe.
Edhe Showbiz 4 muaj më parë Radcliffe për aktorin e ri të Harry Potterit: Do të jetë më i mirë se unë “Ëndrra jonë ishte që princi i kësaj përralle të ishte ndryshe nga çdo princ që publiku ka parë më parë dhe Danieli e bëri atë ëndërr realitet”, ka thënë ai. Ripa ka shtuar se Radcliffe i dha personazhit humorin e tij unik, plot zemër dhe shumë finesë.
“Ai krijoi një princ tërheqës e simpatik dhe na mahniti me shkathtësinë dhe talentin e tij në komedi. Ishte kënaqësi të punonim me të”, ka thënë ai. Ndërsa bashkëregjisorja Alyce Tzue ka thënë se filmi përcjell një mesazh për këdo që është ndjerë ndryshe.
Edhe Showbiz 8 muaj më parë Sabrina Carpenter do të luajë në mjuzikëll “Alice in Wonderland” “Në thelb, kjo është historia e dy motrave shumë të ndryshme që kuptojnë se kanë më shumë të përbashkëta sesa mendonin. Doja të krijoja një film për të gjithë ata që janë ndier sikur nuk përkisnin askund dhe të tregoja se një akt i vetëm mirësie mund të ndryshojë gjithçka”, ka thënë ajo.
“Steps” pritet të shfaqet në Netflix më vonë gjatë këtij viti.
