Starmer viziton Ukrainën, për herë të fundit si kryeministër

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka arritur të enjten në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për herë të fundit para se të largohet nga detyra. Ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përpara emërimit të Andy Burnham si udhëheqës i Partisë Laburiste dhe po ashtu kryeministër.

Starmer po i kalon ditët e tij të fundit në detyrë duke theksuar atë që ai e sheh si trashëgiminë e tij, përfshirë mbështetjen për Ukrainën. Në fillim të kësaj jave, ai ka marrë pjesë në një takim të Koalicionit të të Vullnetshëmëve në Paris.

Ai ka siguruar një marrëveshje që Mbretëria e Bashkuar të bashkohej me Kredinë Mbështetëse të Ukrainës prej 90 miliardë eurosh, duke rritur mbrojtjen e Ukrainës dhe duke hapur kontrata të ardhshme për firmat britanike të mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Iniciativa synon të forcojë investimet e Ukrainës në mbrojtje gjatë viteve 2026 dhe 2027 dhe të përfshijë prokurimin e produkteve të mbrojtjes ku industria e Mbretërisë së Bashkuar tashmë ka ekspertizë lidere në botë.

Burimi: Koha