Pasi nuk kishte një maskë për zhytje, një grua gjeti një mënyrë të pazakontë për të parë nën sipërfaqen e detit. Ajo vendosi një enë plastike transparente mbi fytyrë dhe u përpoq të zhytej. Videoja e këtij momenti u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura dhe komente pozitive.
Shumë përdorues e vlerësuan kreativitetin e saj, duke e quajtur “mbretëreshë të improvizimit” dhe duke thënë se “meriton një medalje për idenë origjinale”.
Burimi:
Telegrafi
