Ekskluzive |Mosmarrëveshja për borxhin e basteve çon në arrestimin e

0%

Një konflikt për një borxh të krijuar nga bastet ka çuar në zbulimin e një rasti të dyshuar të organizimit të bixhozit të paligjshëm në Gjakovë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Arbnor Frrokaj, 32-vjeçar, i cili dyshohet se organizonte lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Policia kishte dalë në rrugën “Ymer Pula” për të trajtuar një mosmarrëveshje mes disa personave. Gjatë intervistimit, ankuesi Murat Lleshi, 37-vjeçar, ka deklaruar se konflikti kishte lindur për shkak të një borxhi të krijuar nga bastet, duke pohuar se kishte luajtur lojëra fati te i dyshuari.

Për të mbështetur pretendimet e tij, ankuesi u ka dorëzuar hetuesve edhe fotografi të bisedave, të cilat dyshohet se lidhen me organizimin e basteve dhe janë sekuestruar si prova materiale. Pas grumbullimit të informatave fillestare, Policia ka arrestuar Arbnor Frrokajn, i cili është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprën “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të verifikuar shtrirjen e aktivitetit të dyshuar ilegal. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com