SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit derisa Trump paralajmëron

0%

SHBA-ja ka njoftuar se ka nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin “të sillet më mirë”, ka raportuar më ) televizioni britanik, BBC . Ushtria amerikane ka thënë se cak ishin “kapacitetet ushtarake iraniane të përdorura për t’i kërcënuar anijet” që lëviznin përgjatë Ngushticës së Hormuzit.

Jehona e mbrojtjes ajrore u dëgjua njashtu në kryeqytetin Teheran, kanë raportuar mediat shtetërore. Ndërkohë, Irani ka thënë se ka goditur objektiva ushtarake amerikane në rajon, përfshirë Bahrejnin dhe Kuvajtin, derisa dita e pestë e armiqësive të ripërtërira ka ngritur tensionet që rrezikojnë marrëveshjen paraprake për t’i dhënë fund luftës.

Kryengeociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, u ka thënë mediave shtetërore se Teherani “nuk ka asnjë arsye” ta zbatojë marrëveshjen nëse nuk përfiton prej saj. Trump kishte kërcënuar të martën vonë se do të sulmonte ura dhe termocentrale nëse Irani javën e ardhshme nuk do t’u kthehet bisedimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pyetur nga gazetarët vonë të mërkurën nëse do të jepte një afat para se të kryhen sulmet, ai u përgjigj: “Nuk më pëlqen të jap afate, por ata pak a shumë e dinë, ata e dinë historinë… është më mirë të sillen mirë”. Më vonë ai u ka thënë delegatëve në një samit të mbrojtjes se Irani “nuk ishte i kënaqur tani për tani”. “Ata duan shumë që të merremi vesh.

Nuk u pëlqen ajo që po bëjmë”- ka thënë ai. “Do ta marrim vesh nëse duam të merremi vesh me ta apo thjesht ta përfundojmë”- këtë punë. Megjithatë, Ghalibaf ka thënë se siguria kombëtare e Iranit varet nga ruajtja e “marrëveshjeve iraniane” nga Teherani në ngushticë.

Ai ka shtuar se negociatat – së bashku me luftën – janë pjesë e strategjisë së rezistencës së Iranit, ndërsa Republika Islamike u përfshi në konflikt “ekzistencial” me SHBA-në. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo