Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit që dyshohen se tentuan t’ia

0%

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, tentuan të përfitojnë autorizim noterial për shitjen e parcelave që nuk ishin në pronësi të tyre, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë Smajl Dinaj rreth 73 vjeç, Burim Bytyqi rreth 39 vjeç dhe Naser Adiq rreth 63-vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, hetimi është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia Rajonale në Mitrovicën e Veriut, pas informatave operative se të dyshuarit, në bashkëkryerje, kishin tentuar të legalizonin dokumente me përmbajtje të rreme për të realizuar shitblerjen e disa parcelave në Zonën Kadastrale Kijevë, në Komunën e Malishevës, pa dijeninë dhe pëlqimin e pronarit legjitim.

Dy prej të dyshuarve, S.D. dhe B.B., janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, ndërsa N.A. është arrestuar në fshatin Magurë, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë sekuestruar dokumente që dyshohet se lidhen me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga i dyshuari Burim Bytyqi janë sekuestruar edhe një veturë dhe një telefon celular, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në kuadër të hetimeve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “ Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve ”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim ndërmjet Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com