Tentuan shitblerjen e disa parcelave me dokumente false, arrestohen

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën e Veriut, të dyshuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në një tentativë për shitblerje të paligjshme të pronave.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Çlirimi”, ku tre të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë autorizim te noteri për shitblerjen e disa parcelave, pa dijeninë e pronarit legjitim.

Me autorizim dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente që lidhen me rastin. Po ashtu, nga një tjetër i dyshuar janë sekuestruar një veturë dhe një telefon mobil. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “ Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri , .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim.

Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin, ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” .

Burimi: Bota Sot