Legjenda e Realit kritikon Anglinë dhe Tuchelin: Qasje frikacake

0%

Legjenda e futbollit spanjoll dhe e Real Madridit, Iker Casillas , ka kritikuar ashpër paraqitjen taktike të Anglisë pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Casillas reagoi menjëherë pas ndeshjes me një postim në rrjetin social X, ku vlerësoi se anglezët gabuan duke u tërhequr në mbrojtje pas golit të epërsisë. “Shënon një gol dhe pastaj rri duarkryq.

Qasje frikacake”, shkroi Casillas. Më tej, ish-portieri spanjoll shtoi se Anglia ia dorëzoi plotësisht iniciativën kampionëve në fuqi. “Ata nuk e kanë lënë zonën e tyre dhe e kanë lejuar Argjentinën të dalë më përpara. Rezultati logjik ndodh”, përfundoi ai.

Anglia kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon, por më pas u tërhoq në mbrojtje me pesë lojtarë, duke i lënë iniciativën Argjentinës. Kampionët në fuqi e shfrytëzuan këtë qasje, duke përmbysur rezultatin me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez për të siguruar fitoren 2-1 dhe kualifikimin në finalen e madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet të dielën.

Burimi: Telegrafi