Deçiqi eliminohet nga Conference League, Liepaja përmbys gjithçka në

0%

Deçiqi nga Tuzi e mbylli aventurën evropiane që në raundin e parë kualifikues të Conference League, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga Liepaja në ndeshjen e kthimit, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:1. Skuadra shqiptare nga Tuzi e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të.

Pas një pasimi të mirë të futbollistit Sinisha Stanisaviq, Davor Kontiq goditi fuqishëm nga rreth 20 metra dhe dërgoi topin në këndin e portës, 1:0. Megjithatë, pas golit vendasit humbën ritmin e lojës. Në fund të pjesës së parë, Liepaja barazoi me anë të Kivon Lidsman, i cili shfrytëzoi një hutim në mbrojtjen e Deçiqit dhe shënoi për 1:1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, mysafirët realizuan golin e fitores. Pas një aksioni nga krahu i djathtë dhe një largimi të pasigurt të Leon Ujkajt, Felipe Vieira u gjend i vetëm para portës dhe shënoi për 2:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deçiqi tentoi të rikthehej në lojë, ndërsa rasti më i mirë erdhi në minutën e 81-të, kur Urosh Gjuranovićqprovoi me një goditje të fortë, por portieri Davis Os reagoi me sukses. Kështu, finalisti i Kupës së Malit të Zi përshëndetet me garat evropiane që në rrethin e parë, ndërsa Liepaja avancon në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Burimi: Bota Sot