Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente nga pushimet përmes rrjeteve sociale. Klodi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke shijuar ditët e pushimit dhe atmosferën verore.
Krahas imazheve, ai ka shkruar edhe një përshkrim në anglisht: “Mainly just golden hour and glass reflections” (“Kryesisht vetëm ora e artë dhe reflektimet në xham”). Ndër fotografitë e publikuara, një pozë para pasqyrës ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj paraqitjes së tij.
Klodian Mihaj vazhdon të jetë një nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”, duke ruajtur një komunikim të vazhdueshëm me publikun përmes rrjeteve sociale.
