Ekskluzive | Doli me shufër metalike për ta rrahur një person,

0%

Një 33-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor në Prishtinë, pasi u kap me një shufër metalike dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa gjatë intervistimit pranoi se kishte dalë nga shtëpia për ta sulmuar një person, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Amir Goxhufi (33-vjeçar).

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku patrulla policore e ndaloi të dyshuarin për kontroll. Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i gjetën një shufër metalike dhe një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë kokainë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, gjatë intervistimit në stacionin policor, i dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, lënda narkotike dhe shufra metalike janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit, Amir Goxhufi është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com