Dielli me rreze të forta edhe në fillim të javës – temperaturat të

0%

Kosova të hënën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta pritet të ketë kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 34 gradë, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Sinjali.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. Në përgjithësi, dita e fundit e gushtit pritet të jetë e ngrohtë dhe kryesisht me diell. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com