Nga: KOHA Shpërndaje në: Në një mesazh, për siç ka thënë ai për anëtarësinë, votuesit dhe popullin e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se zhvillimet e fundit brenda subjektit që e drejton, e detyrojnë të tërhiqet përkohësisht nga procesi i negociatave politike.
Disa orë para se Abdixhiku t’i drejtohet mbështetësve të LDK-së, deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.
E po të mërkurën, burime të KOHË-s janë informuar se nga takimi i Abdixhikut me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, ishte arritur dakordimi për krijimin e institucioneve të reja dhe ndarjen e pozitave në to Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të mërkurën pasdite se do t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Kosovës, pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Në një mesazh drejtuar, siç ka thënë, anëtarësisë, votuesve dhe popullit të Kosovës, Abdixhiku ka theksuar se zhvillimet e fundit e detyrojnë të tërhiqet përkohësisht nga procesi i negociatave politike. “Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, në rrethanat e krijuara nuk do të ishte serioze dhe as e përgjegjshme të negocionte në emër të LDK-së, përderisa mandati i tij për ta udhëhequr partinë është vënë në diskutim brenda vetë subjektit politik.
“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme të negocioja në emër të LDK-së, pasi mandati im për të udhëhequr me të është vënë në diskutim brenda shtëpisë sime”, u shpreh ai.
Abdixhiku tha se, sado e vështirë të jetë situata, ai nuk beson se bisedimet për formimin e institucioneve kanë qenë arsyeja e ngutjes për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim Megjithatë, sipas tij, tash që Kuvendi është thirrur, ai mbivendoset mbi çdo angazhim tjetër politik. “Fatkeqësisht, qytetarët e Kosovës do ta pësojnë më së shumti nga kjo situatë, por edhe vetë LDK-ja”, u shpreh ai.
Kryetari i LDK-së theksoi se respektimi i procedurës së nisur nuk nënkupton heshtje për rrethanat në të cilat po zhvillohet kjo nismë. Sipas Abdixhikut, nisma për shkarkimin e tij vjen në një moment kritik si për LDK-në, ashtu edhe për vendin, pikërisht në kohën kur po zhvillohen bisedimet për formimin e institucioneve.
“Vjen gjatë bisedimeve për formimin e institucioneve, kur ne nuk do të duhej të kishim asnjë brengë apo të shpenzonim kohë për çështje të tjera, përveç ndërtimit të institucioneve të shtetit”, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku bëri të ditur se, pas nismës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij, ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të LDK-së që të nisë menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi.
Ai e cilësoi këtë nismë si një “betejë për karrige”, duke shprehur keqardhje që, sipas tij, vëmendja po largohet nga procesi i formimit të institucioneve dhe po përqendrohet te zhvillimet e brendshme në parti.
“Ndiej keqardhje që vëmendjen duhet ta kthej nga vetja në një betejë që mund të na dëmtojë në mënyrë të pariparueshme nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione, madje potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, deklaroi Abdixhiku. Sipas tij, LDK-ja duhet të jetë “shtëpi e interesave të qytetarëve, e jo e apetiteve për kryetarin dhe karrigen e kryetarit”.
“Le ta marrin, fundja, por kanë mundur ta bëjnë me më shumë kujdes. Ky popull do të veprojë. Kjo shtëpi nuk definohet nga ata që e projektuan shuarjen e saj dhe që në çdo çarje minimale projektojnë përçarje maksimale. Kjo shtëpi ndërtohet vetëm nga anëtarësia e saj”, tha Abdixhiku. “Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do të iki.
Asnjë pozitë nuk është më e madhe se besimi i njerëzve dhe asnjë prej neve nuk është më i madh se LDK-ja”, ka thënë ai. Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së Disa orë para se Abdixhiku t’i drejtohet mbështetësve të LDK-së, deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.
Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit. E Lutfi Haziri, që është nënkryetar i partisë ka thënë që nënshkrimet do të verifikohen dhe kërkesa do të trajtohet. “Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura.
Por meqë ka norma të tilla dhe e rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe organizimin tonë, ne e respektojmë deri në fund. Ne mendojmë që në dy binarë do të vazhdohet të punohet: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës të të nënshkruarve që janë delegatë/përfaqësues të elektoratit të LDK-së dhe binari i dytë është kryetari i LDK-së që është në zyrë me kompetenca të plota që t’i menaxhojë proceset politike”, ka thënë Haziri.
E pas dorëzimit të nënshkrimeve ka reaguar në Facebook edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti, një prej të pakënaqurve me lidershipin e LDK-së. “Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar ai.
Hoti është një prej deputetëve të LDK-së që publikisht kanë kërkuar ndërrime në kryesinë e partisë dhe në orientimin e saj. Ka reaguar edhe deputeti i zgjedhur, Arben Gashi, një prej të parëve që i ka kërkuar përgjegjësi Abdixhikut për rezultatin.
Ai ka thënë se kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike. “Pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK-ja ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë.
Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë”, ka shkruar në reagim Gashi. “Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion. Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”.
Sipas statutit të LDK-së Kuvendi i Jashtëzakonshëm duhet të mbahet 60 ditë nga dita e dorëzimit të nënshkrimeve. Edhe Arbëri 11 muaj më parë Bajrami: Nëse ZRRE-ja s’e pezullon vendimin, do të hyjë në histori si “armiku më i madh i ekonomisë” “Kuvendi i LDK-së thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin.
Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak, mbahet në afatin prej 60-ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim”, thuhet në statut. Haziri ka thënë se kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm proceduralisht e trajton sekretariati i partisë. “Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike.
Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”, ka thënë ai dhe ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut. “Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”. Kuvendi i LDK-së i ka 354 delegatë, plus kryetarin.
Dorëheqjen e Abdixhikut, muajin e kaluar e patën kërkuar tri degë të LDK-së. Ajo në Pejë, Lipjan dhe e dyta në Prishtinë. Këtë kërkesë e pati refuzuar Abdixhiku. Nga një korriku ka nisur mbledhja e nënshkrimeve me qëllim shkarkimin e tij. Kuvend të Jashtëzakonshëm LDK-ja ka mbajtur edhe më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Abdixhiku pati ofruar vetë dorëheqjen.
Në votëbesimin e mbajtur, atij iu rikonfirmua pozita. LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve Kuvendi i LDK-së është duke u kërkuar nga një pjesë e anëtarësisë së saj, ndërkohë që ka pas një përpjekje mes drejtuesve të tashëm të saj dhe LVV-së për të arritur dakordimin për krijimin e institucioneve të reja.
Madje, burimet e KOHË-s, të mërkurën kanë bërë të ditur se në takimin e disa ditëve më parë që zgjati më shumë se dy orë, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë marrë vesh në parim për formimin e institucioneve dhe ndarjen e pozitave në to.
Zyrtarisht kjo nuk është konfirmuar nga asnjëri subjekt, por sipas informatave që ka siguruar KOHA, Lidhja Demokratike do të përfshihej në koalicion qeverisës duke marrë zëvendëskryeministrin e parë dhe tri Ministri. Gjithashtu, sipas burimeve të KOHËS, LDK-ja do ta merrte edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa emrin e presidentit do ta propozojë Vetëvendosje.
“Marrëveshja është arritur, por ky pajtim mes palëve ende nuk është zyrtarizuar për shkak të problemeve brenda LDK-së”, ka bërë të ditur burimi i KOHËS. Nga grupi prej 18 deputetëve, pakënaqësi me Abdixhikun kanë shprehur gjashtë deputetë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Arben Gashi.
KOHA i ka kontaktuar të gjashtët nëse do ta mundësojnë kuorumin për president në rast të një dakordimi LVV-LDK. Është përgjigjur vetëm Ymeri, e cila ka mohuar se ka marrëveshje të tillë. “Ka kohë për këtë përgjigje. Nuk është arritur asnjë marrëveshje deri më tani”, ka deklaruar Ymeri.
Nëse të gjithë këta nuk pajtohen që së paku të qëndrojnë së sallë kur të votohet presidenti, atëherë marrëveshja nuk do të jetësohet. Në zgjedhjet e 7 qershorit Vetëvendosje, që doli e para, siguroi 53 mandate. LDK-ja, doli e treta dhe fitoi 18 ulëse në Kuvend. Një marrëveshje mes këtyre dy partive garanton 71 vota.
Me deputetët e komuniteteve pakicë sigurohet pragu prej 80 votash për të mundësuar zgjedhjen e presidentit. E gjatë një përplasje në distancë mes anëtarëve të Degës së LDK-së në Podujevë, asamblisti Ermal Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se kryetari i degës, Ekrem Hyseni, në funksion të ruajtjes së pozitës së tij, në emër të ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë po u ofron pozita në këtë dikaster anëtarëve të ndryshëm të partisë.
“Duke premtuar pozita, zëvendësministra, punësime dhe favore, kinse në emër të ministrit, e ka humbur besueshmërinë. Pas shtatë palë zgjedhjeve të humbura, si ai ashtu edhe shefi i tij në Prishtinë, suksesi i vetëm që kanë shënuar është humbja. Tashmë, duke ushtruar presion mbi delegatët e degës në çdo formë, po përpiqen të mbajnë pozitën”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Edhe gjatë bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të mbajtura në muajin prill mes Kurtit e Abdixhikut, ata njoftuan se janë diskutuar ide të ngjashme. Atëkohë Kurti i pati ofruar LDK-së zëvendëskryeministrin, Ministrinë e punëve të jashtme dhe tri Ministri të tjera.
E pasi Abdixhiku refuzoi, Kurti i pati bërë ofertë tjetër – që LDK-ja të marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të nënkryetarit dhe votave për presidentin. Edhe Arbëri 4 muaj më parë PDK: Të respektohet procesi institucional dhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese Edhe këtë ofertë e pati refuzuar Abdixhiku. Deri më 7 gusht, deputetët kanë kohë për të konstituuar Kuvendin.
