Shpërndaje në: Argjentina ka shfaqur formë të lartë në gjysmëfinalet e Botërorëve, që prej vitit 1930. Në gjysmëfinale të Botërorit 1930, Argjentina kishte fituar 6:1 ndaj SHBA-së. Fitore në edicionin e vitit 1986 në gjysmëfinale, Argjentina kishte arritur edhe ndaj Belgjikës, 2:0. Argjentinasit kanë qenë të suksesshëm edhe në penallti.
Në vitin 1990, Argjentina dhe Italia kishin barazuar 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa argjentinasit kishin fituar 4:3 nga ekzekutimi i 11 metrave. Në edicionin 2014, ndeshja gjysmëfinale mes Holandës dhe Argjentinës u mbyll 0:0 në kohën e rregullt dhe vazhdime, kurse 4:2 fitoi Argjentina në penallti.
Edhe Botërori 2026 1 o. më parë Alvarezi ka statistika më të mira se Messi Në gjysmëfinalen e Botërorit 2022, Argjentina fitoi 3:0 ndaj Kroacisë. “Albicelestët” kanë avancuar në finale nga pesë gjysmëfinalet e fundit ku ata kanë luajtur. Por, të mërkurën mbrëma në Atlanta i pret sfidë shumë e vështirë ndaj “Tre Luanëve”.
