Festa e spanjollëve: Cucurella, nxirre Olisen nga xhepi

0%

Shpërndaje në: Spanja u bë finalistja e parë pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Francës. Në festën në zhveshtoren e spanjollëve, ka pasur edhe tallje me futbollistët yje të Francës. Cak i këtyre talljeve ka qenë edhe Michael Olise. Edhe pse Fabian Ruizi nuk duket në pamjet e publikuara të festës, ai është dëgjuar duke i thënë Marc Cucurellas se e ka ndalur në mënyrë të përkryer Olisen.

“E ke shkatërruar. Nxirre nga xhepi”, është dëgjuar duke thënë Ruizi, ndërsa RMC Sport ka theksuar se këto fjalë i janë drejtuar Cucurellas për Olisen.

Burimi: Koha