Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren

0%

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri kanë kërkuar menjëherë ndihmë emergjente.

Një anëtar nga ekuipazhi deklaroi se ishte një situatë e frikshme dhe se treni po kalonte me shpejtësi pranë disa pemëve gjithashtu të përfshira nga flakët, konkretisht pranë Armstrong, Ontario. Hekurudha Kombëtare Kanadeze tha në një deklaratë se punëtorët që ishin bllokuar u shpëtuan të gjithë në mënyrë të sigurt dhe se operacionet janë pezulluar përkohësisht në rajon.

Aktualisht ka 838 zjarre aktive në të gjithë Kanadanë, sipas Qendrës Kanadeze Ndëragjencore të Zjarrit Pyjor. Më shumë se një duzinë zjarresh po digjen gjithashtu në Minesota, një shtet amerikan në kufirin kanadez, për shkak të nxehtësisë ekstreme, kushteve të thata dhe erërave të forta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot