Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve fillestare, rreth orës Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin për rastin dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se i lënduari është plagosur me armë zjarri.
Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore janë në zhvillim dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
