Ylli i kombëtares së Francës, Michael Olise, mund të përballet me pasoja ligjore pas përfundimit të Kupës së Botës, për shkak të posedimit të një produkti që është i ndaluar në Francë.
Mesfushori ofensiv i Bayern Munichut, i cili spikati gjatë Botërorit me pesë asistime, rrezikon hetime nëse rikthehet në Francë me qese nikotine orale, produkte që janë të ligjshme në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Anglia, por të ndaluara nga legjislacioni francez.
Sipas raportimeve të mediave britanike, këto produkte përdoren gjerësisht nga futbollistët për menaxhimin e stresit dhe relaksimin, megjithatë importimi apo posedimi i tyre në Francë mund të sjellë pasoja ligjore.
Olise ishte një nga lojtarët më të dalluar të Francës në këtë Botëror, duke ndihmuar ekipin të arrijë deri në gjysmëfinale, ndërsa mbetet pranë rekordit historik të Pelés për numrin më të madh të asistimeve në një edicion të Kupës së Botës. Autoritetet franceze nuk kanë komentuar rastin, ndërsa mbetet e paqartë nëse futbollisti do të përballet me ndonjë procedurë pas rikthimit në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
