Protesta e 46-të, pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka,

0%

Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike dhe kritike ndaj qeverisë, korrupsionit dhe situatës politike në vend. Në disa prej tyre përsëriten thirrjet kundër Ramës, Berishës dhe Belinda Ballukut, si:“Rama n’burg, Berisha n’burg, Balluku n’burg!

Nesër edhe më shumë” dhe “Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë.” Një tjetër pankartë ironizonte kryeministrin me një figurë të tij si gjel, ku shkruhej: “Lloj i ri gjeli zbulohet në Shqipëri…

Bukë nuk ka, spektakël ka plot.” Pankarta nga protesta Protestuesit kishin përgatitur edhe një listë me mesazhe në anglisht dhe shqip kundër atyre që ata i cilësojnë si probleme të vendit: “Jo korrupsionit, jo arrogancës, jo papërgjegjshmërisë, jo heshtjes, jo propagandës, jo varfërisë, jo vjedhjes, jo padrejtësisë, jo shtetit parti, jo shtetit të kapur.” Ndërsa po e njëjta pankartë përcillte edhe mesazhin: “Nuk hakmerremi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk heshtim. Nuk dorëzohemi. Ne qëndrojmë. Populli nuk dorëzohet!” Pankarta nga protesta “46 ditë. Nuk është më një protestë. Është qëndresë.” dhe “Populli nuk dorëzohet. Nesër edhe më shumë” ishin disa nga mesazhet e tjera të shfaqura në bulevard.

Burimi: Bota Sot